Haradinaj: Asnjëherë nuk harrohet guximi dhe sakfrifica e dëshmorëve britanik

Lajme

Haradinaj: Asnjëherë nuk harrohet guximi dhe sakfrifica e dëshmorëve britanik

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:40
Pamje nga homazhet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se ka bërë homazhe në përkujtim të dëshmorëve britanik në Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar.

Asnjëherë nuk do të harrohet guximi dhe sakrifica e tyre, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij: 

Në Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve britanik, veçanërisht të atyre që humbën jetën në shërbim në Kosovë.
Asnjëherë nuk do të harrohet guximi dhe sakrifica e tyre.
RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat