Adnan Merovci e kujton sërish Presidentin Rugova, kësaj radhe për një projekt madhor

Lajme

Adnan Merovci e kujton sërish Presidentin Rugova, kësaj radhe për një projekt madhor

Nga: H.Orana Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:13
Presidenti Ibrahim Rugova dhe Adnan Merovci

Adnan Merovci, njeriu që i kishte qëndruar pranë Presidentit Ibrahim Rugova për vite me radhë, ka kujtuar sërish atë përmes një postimi në Facebook.

“Ne duam që kafen e mëngjesit ta pijmë në Prishtinë, drekën ta hajmë në Tiranë dhe për darkë të kthehemi prap në Prishtinë”, shkruan Merovci duke kujtuar këtë thënie të Presidentit Rugova, i cili parashihte ndërtimin e rrugës Prizren-Lezhë, për të cilën edhe kishte marrë premtime për fonde financiare.

Ky është postimi i plotë:

“Ne duam që kafen e mëngjesit ta pijmë në Prishtinë, drekën ta hajmë në Tiranë dhe për darkë të kthehemi prap në Prishtinë”!

Këtë ju tha disa evropianëve në fillimvitet e '90-ta, Presidenti RUGOVA!

Kjo arrihet me ndërtimin e rrugës Prizren-Lezhë (siç e quente ai) dhe për këtë pati folë me z. Zhak SHIRAK, asokohe Kryetar i Parisit dhe mori premtime se do të hulumtohen fonde financiare evropiane.

Këtë projekt të inicuar nga Presidenti RUGOVA e punuan dy ekipe nga Kosova dhe Shqipëria.

Në arkivin tim kam dokumentet origjinale të këtij projekti.

Asokohe disa thoshnin: “O tranue Kryetari”!

Foto:Durrës para disa ditëve!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat