Ja çfarë janë në mes veti Visar Ymeri dhe Shpend Ahmeti

Lajme

Ja çfarë janë në mes veti Visar Ymeri dhe Shpend Ahmeti

Nga: Bota sot Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 17:25
Visar Ymeri dhe Shpend Ahmeti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka filluar tashmë me fushatë për kandidatin e tyre në Prishtinë, Shpend Ahmetin për të cilin thotë se vetëm ai mund ta rritë mbarë, e mirë Prishtinën.

Këto fjalë Ymeri i tha përmes një statusi në Facebook, mirëpo, ajo që pak njerëz e kanë ditur është lidhja familjare në mes të kryetarit të VV-së dhe kryetari aktual dhe kandidatit edhe për një mandat në Prishtinë, Shpend Ahmeti.

Ymeri ka treguar se ata janë djem të tezës në mes veti, por ai më shumë se tezak e ka shok Ahmetin, duke shtuar se më shumë se shok e ka shok të idealit e angazhimit.

Postimi i plotë:

Kur ishim të vegjël, me Shpendin, banonim në të njëjtën hyrje. Kalonim shumë kohë së bashku. Më shumë se tezak e kisha shok.

Kur u rritëm vazhduam bashkë. Edhe tash më shumë se tezak e kam shok. Dhe më shumë se shok, e kam shok të idealit e angazhimit.

Kështu jemi rritur. Në Prishtinë.

Bashkë me Prishtinën e cila po rritet.

Vetëm me Shpendin mund të rritet mbarë e mirë.

Vetëm Shpendi mundet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat