Kushti i Gjermanisë për Serbinë: Do të merrni karrigen në BE, kur Kosova të pranohet në OKB

Lajme

Kushti i Gjermanisë për Serbinë: Do të merrni karrigen në BE, kur Kosova të pranohet në OKB

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 07:51
Merkel dhe Vucic

Berlini ka marrë përsipër të detyrojë Beogradin të njohë Kosovën, është e vështirë për Serbinë të presin lajme të mira nga kryeqyteti gjerman, paralajmëron Vadim Truhacov, një historian në Universitetin Shtetror të Rusisë.

Mesazhi i ambasadorit gjerman në Serbi Axel Ditman se kusht për karrigen e Serbisë në BE, është një karrige për Kosovën në OKB, kjo nuk është një surprizë tha Truhacova. Ai i thotë Sputnik se, kur Gjermania kërkon një karrige për Kosovën në OKB, nuk është një  befasi.

Dhjetë vite më parë, Berlini mori rolin e një oficeri të policisë në Ballkan, i cili duhet ta detyrojë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat