Gjeneral major Salvatore Cuoci nga sot merr komandën e KFOR-it

Lajme

Gjeneral major Salvatore Cuoci nga sot merr komandën e KFOR-it

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 06:06
Arkiv

Sot në selinë KFOR-it do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci. 

Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III, dhe komandanti i ardhshëm i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, shkurtimisht do të prononcohen për media. 

Në prag të largimit nga Kosova komandanti i KFOR-it Gjovani Fugo shprehu përkushtimin e tij që përveç krijimit të sigurisë në bashkëpunim me institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, aktiviteti shumë kulturor mes komuniteteve ishte objektiv i tij për të kuptuar edhe jetën civile në vendin tonë.

Gjenerali italian tha se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, përmendi bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, FSK-në dhe EULEX-in, ndërsa shtoi se prania e KFOR-it në Kosovë nuk ndërlidhet me ndonjë periudhë kohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat