Kush po tenton të bëjë atentat ndaj Gani Gecit?

Lajme

Kush po tenton të bëjë atentat ndaj Gani Gecit?

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:53
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka njoftuar opinionin e gjerë shqiptar për një paralajmërim që ka marrë ditë më parë, lidhur me një atentat të mundshëm që po planifikohet ndaj tij.

Vëllau i Ganiut, Halil Geci ka thënë me anë të një shkrimi se për këtë e ka njoftuar Policia e Kosovës, dhe poashtu e ka paralajmëruar se po hetohet se dikush është duke përgatitur një atenat ndaj ish-deputetit Geci.

Për më shumë lexoni të plotë njoftimin e Halil Gecit:

Të nderuar qytetar pardje (E hënë) me datën 13.11. 2017 rreth orës 11e35 minuta në derën tonë kanë trokitur dy policë hetues të krimeve të rënda nga Prishtina.

Pasi janë prezentuar me ID kartel, si policë hetues para vëllaut tonë Gani Gecit, i kanë thënë se kanë një bisedë me Ganiun.

Ganiu i ka ftuar brenda në kullën tonë.
Policët në mënyrë të qetë i kanë thënë që mos të shqetësohet por që Policia e Republikës së Kosovës ka informata dhe është duke hetuar se dikush është duke përgaditur një atentat kundër vëllaut tonë Gani Gecit.

Policia e ka pyetur vlëllaun tonë se mos rastësisht Ganiu ka ndonjë informatë apo ndonjë kërcënim eventual!

Vëllau ynë Ganiu pas konsultimeve me avokatin e ka dhënë një deklaratë para policëve hetues, deklaratë të cilën policia e ka marr me vete.

Ne familja Geci prej vitit 1998 e këndej për shkak të bindjeve politike kemi pasur shumë probleme nga disa udhëheqes të vetshpallur të UÇK-së, emrat e të cilëve tashmë i din opinioni shqiptarë.

Fillimisht me datën 19 .08.1998 nga grupe kriminale që shfrytëzonin emrin e UÇK-së na është plagosur vëllau ynë Esat Geci.

Se kush dha urdhër për ta plagosur Esatin e dimë saktë sepse e ka dëshmuar me dëshmi Xhevdet Zeneli nga Plluzhina e Skenderajt, si i akuzuar prandaj ftojmë Gjykaten Speciale që ta hetoj rastin e plagosjes së vëllaut tonë.

Pas kësaj plagosje nga njerëz të fuqishëm në politikën e Kosovës është edhe rasti tjetër kur e sponzorizuan dhe mashtruan një kushëri me benificione të ndryshme për të futur vëllavrasje në lagjen e madhe Geci.
Falë syçelëtësisë sonë këtë nuk arritën.

Ftojmë publikisht Sami Lushtakun të shpjegoj se si e shpetoj pa e arrestuar Avni Hunën, për shkak se i ka ndihmuar një ushtari të plagosur Esat Gecit.

Dy muaj më vonë u tentua të vritet vëllau ynë Gani Geci por Zoti e shpëtoj.

Shtabi i përgjithshen lëshoj një Komunikat kundër vëllaut tonë Gani Gecit komunikatë e cila ishte fund e krye rrenë dhe si e tillë u hodh poshtë nga Zona Operative e Drenicës dhe e nënshkruar nga Sami Lushtaku dhe të gjithë komandantët e kësaj Zone.
Ftojmë Gjykaten Speciale ta hetoj në tërësi komunikatën 59.
Për këtë komunikatë fillimisht u prononcua në Klan Kosova se prapa saj qëndron personalisht Azem Syla por më vonë pas takimit me burra Azem Syla u betua se as nuk e ka njohur vëllaun tonë as nuk e ka shkruar por autorsinë e ka marr pasi kishte pozicionin si komandant i Përgjithshëm i UÇK -s e që për familjen ishte e besueshme dhe i logjikshem arsyetimi i Azem Sylës.

Pas kumunikatës nr.59 disa herë u tentua të vritet vëllau ynë Gani Geci por Zoti e shpëtoj .
Të gjitha të kqijat kundër familjes tonë burimin e kanë në Komunikatën nr. 59.

Me datën 19.10. 2001 si pasojë e komunikatës nr.59 dhe sponzorimit dha pagesës në shuma të mëdha parash këto para u ndaun për gjysmë ngq persona te fuqishem me Ruzhdi Shaqirin ndërsa Agron Sylejmani nuk e dinte që kjo vrasje bëhej me pagesë.
Në këtë atentat ku u tentua të vritet vëllau ynë Gani Geci e u vranë Bekim Kastrati gazetar I ”Botës Sot” dhe Besim Dajaku trupërojë i Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, në këtë atentat u plagos rëndë vëllau ynë Gani Geci dhe u shërua në kampin Amerikan Bonstill.
Për shumë kohë nga politika u përdor një kushëri kundër familjes sonë edhe tani po i njejti po përdoret nga politika për qëllime të njejta.

Arrestimi. dënimi pastaj lirimi me nënshkrime të politikës, dalja në media e tij përdoret si karrem i politikës për konflikte të mëtejututshme.
Ne shpresojmë se kushëriri ynë ka kuptuar lojën politike rreth tij dhe rreth burgosjes e dënimit dhe lirimit tij.
Ne shpresojmë se edhe nipat edhe gjithë familja e Sabit Gecit e kan kuptuar se në mulli të kujt do shkon uji me këto nërskamza .

Ne shpresojmë se edhe Bedri Shaqiri dhe famija Shaqiri e kanë kuptuar lojën politike .
Ne i dimë të gjitha prej kujt po na vjen e keqja, e dimë edhe kush për qka po përdoret kundër familjes sonë.
Për vite të tëra kreu politik i UÇK-së propagandoj rrejshëm kundër vëllaut tonë Gani Gecit.

Nga hetimet tona dhe të hetuesis nderkombëtare doli i vêrtetuar fakti se vrasësi kryesor ishte Agron Sylejmani me te tjer?.
Menjëherë pas atentatit ne e dimë kush mbajti konferencë për media dhe tha se kjo vrasje nuk ka të bëjë me politikën por ka të bëjë vrasje me motive familjare .
Atëherë shtrohet pytja çfarë i kemi bërë ne Agron Sylejmanit nga Podujeva?

Të gjitha hetimet edhe ndërkombëtare edhe hetimet tona na çojnë se deklaratat e PDK-s ishin të qëllimshme për të futur konfuzion në hetimet e mëtutjeshme.
Ftojmë Gjykaten Speciale ta hetoj atentatin kundër vllaut tonë Gani Gecit sepse përgaditjet për këtë atentat janë bërë menjëherë pas luftës në vitin 1999 -2000.
Aso kohe komandanti i policisë së Skënderajit pat ardhur në shtëpi dhe na pat thënë të ruhemi se mund të vriteni.
Afërsisht njejt po ndodh edhe tani në vitin 2017 sepse hetuesit po vijnë në shtëpi dhe po na sygjerojnë të kemi kujdes.

Ne jemi qytetar të Republikës së Kosovës dhe lirinë e lëvizjes së lirë na e garanton Kushtetuta e Kosovës dhe ne i drejtohemi organeve të Sigurisë së Kosovës që të na garantoj jetën e lirë, lëvizje të lirë dhe i drejtohemi posaçërisht Presidentit z.Hashim Thaçit si Gardian i Kushtetutes së Kosovës që të na garantoj lëvizjen e lirë si qytetar të këtoj vendi.
Nëse presidenti nuk na garanton lirinë e lëvizjes dhe nëse Presidenti nuk i përdor mekanizmat e shtetit për të na mbrojtur por i përdor mekanizmat shtetëror për të na kërcënuar dhe për të na shantazhuar e bërë presion që ne ta lëshojmë Kosovën siç beri në të kaluarën atëherê ne si familje jemi të detyruar të kerkojmë ndihmë nga mekanizmat e sigurisë Ndërkombëtare dhe jemi të detyruar të organizohemi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, vetvetës dhe familjes sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat