Paralajmëron Policia: Nga sot do të dënoheni, nëse...

Lajme

Paralajmëron Policia: Nga sot do të dënoheni, nëse...

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 07:28
Ilustrim

Policia ka filluar aksionin për t’i kontrolluar shoferët se a janë përgatitur për fillimin e sezonit dimëror.

Dje njësiti për kontrollimin e shoferëve nëpër autostrada nuk shqiptoi gjoba. Por, bëri të ditur se nga nesër (e enjte, 16 nëntor) do të fillojnë dënimet.

Me ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në komunikacion rritet, andaj policia apeloi te qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur me pajisjet e nevojshme dimërore.

“Një pjesë jo e madhe nuk e dinë se sot ka filluar sezoni dimëror. Por, ne kemi marrë një aksion edhe sot, edhe ditëve paraprake, për informim të qytetarëve, dhe të vetëdijesimit të tyre se prej të 15-tit fillon sezoni dimëror, dhe mjetet e tyre duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, ka thënë për transmetuesin publik Argjend Gashi, toger në njësitin për kontroll në autostrada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat