Vuçiqi tregon për marrëveshjen që Brukseli po ia kërkon Serbisë për Kosovën

Lajme

Vuçiqi tregon për marrëveshjen që Brukseli po ia kërkon Serbisë për Kosovën

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:35
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që Serbia të anëtarësohet në këtë Union pa e nënshkruar një dokument obligativ në fund të procesit të marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçiqi ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet që shteti i tij të bëhet anëtar i BE-së.

“Duhet ta bëni normalizimin e marrëdhënieve, siç thonë ata”, ka thënë Vuçiqi.

“Pavarësisht se si interpretohet kjo, kjo është ajo çfarë presin në BE”, ka shtuar Vuçiqi.

“Nuk bëhet fjalë për njohje, askush nuk flet në këtë mënyrë, Këtë e thonë në mes rreshtave, kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, ka theksuar Vuçiqi.

Presidenti i Serbisë ka thënë se është i kënaqur me takimet në Bruksel të kryeministres së Serbisë Ana Brnabic, e cila është duke qëndruar në kryeqytetin evropian. Ai ka thënë se një vizitë e tillë është e rëndësishme sepse siç ka thënë ai pa ndryshimin e gjithëmbarshëm të raporteve me Kosovën, Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së.

Vuçiqi ka folur edhe për dialogun e brendshëm në Serbi, duke thënë se “më nuk po mund t’i dëgjoj budallallëqet se ka marrë detyrë për ta njohur Kosovën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat