Uta Ibrahimi në Beograd: Kështu e “pushtova” majën e “Himalajës”

Lajme

Uta Ibrahimi në Beograd: Kështu e “pushtova” majën e “Himalajës”

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 20:48
Uta Ibrahimi

Alpinistja shqiptare Uta Ibrahimi është pritur sot nga audienca në Beograd për një prezantim publik te organizuar nga Belgrade Fund for Political Excellence.

Ngjarja është pjesë e projektit të titulluar “Ndryshimi mendësisë, ndërtimi i besimit përmes inovacionit”.

Pjesë e shumë aktiviteteve të këtij projekti nga Belgrade Fund for Political Excellence bashkë me partneret e tjerë si organizata “Aktiv Democracy for Development”, janë edhe prezantimet publike te personave të suksesshëm.

Uta si gruaja e parë shqiptare që pushtoi majën më të lartë të Botës Everest u shprehe të jetë e kënaqur me këtë ftese dhe e lumtur që i është dhënë rasti ta ndajë përvojën e saj me njerëzit në Beograd.

"Himalajet me kanë sjell paqen me veten ma kanë mësuar tolerancën dhe të pranojë njerëzit ashtu siç janë. Ky është një stad psikik dhe emocional që pak njerëz në jetë munden me mbërrijë", tha Uta.

Ajo gjate prezantimit foli edhe për atë se si përkrahja e institucioneve kosovare dh atyre shqiptare po rritet. "Institucionet duan ta shohin vendin që ngjitet në majat e larta të botes bashkë me vendet e tjera dhe kjo është gjë e mire sepse konsideroj që ngjitjet e mia nuk janë të Uta Ibrahimit por janë ngjitje të popullit shqiptar", tha ajo.

Uta për momentin është në përgatitje për udhëtimin e radhës në Himalaje për të pushtuar maja të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat