Zbulohet arsyeja e anulimit të konferencës, Mogherini e ka lëshuar e nervozuar takimin me Haradinajn

Lajme

Zbulohet arsyeja e anulimit të konferencës, Mogherini e ka lëshuar e nervozuar takimin me Haradinajn

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 12:45

(E plotësuar) - Dalin ngadalëë arsyet e mundshme të anulimit të Konferencës së shtypit midis përfaqësueses së lartë BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini, dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pohohet se Mogherini ka lëshuar takimin e Këshillit të MSA-së e nervozuar.

Sipas Radios Evropa e Lirë atmosfera e takimit të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së ka qenë e tensionuar dhe në një moment Mogeherini thuhet se e ka lëshuar takimin e nervozuar. Duke u thirrur në një burim që ka marrë pjesë në takim ky medium raporton se kur Haradinaj ka përmendur nevojën që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, ajo këtë mund ta ketë kuptuar tepër personalisht dhe e ka lëshuar takimin.

Në Këshillin e BE-së është shumë e rrallë që të anulohet konferenca e shtypit pas takimeve të MSA-së, siç ndodhi sot në rastin e Kosovës.

Anulohet në momentet e fundit konferenca mes Mogherinit dhe Haradinajt

Në Bruksel, në momentet e fundit është anuluar konferenca e paralajmëruar për shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Pas takimit të Këshillit për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-ës dhe Kosovës nuk është mbajtur konferenca e planifikuar ndërmjet përfaqësuesve të BE-së dhe Kosovës.

Arsyeja zyrtare nuk është bërë e ditur, por në rrethet diplomatike të BE-së përmendet “çështja e agjendës” si arsye për anulimin e deklaratave të përbashkëta të Mogherinit dhe Haradinajt.

Ndryshe, për Haradinajn kjo është vizita e tij e parë zyrtare pas marrjes së funksionit në krye të Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat