Momenti i arrestimit nga policë civil: Tentoi të marrë para nga banka me dokumente false

Lajme

Momenti i arrestimit nga policë civil: Tentoi të marrë para nga banka me dokumente false

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:42
Pamje nga aksioni

Një person është arrestuar nën dyshimin se tentoi të marrë para në një bankë me dokumente false.

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi që ka tentuar që me dokumente të falsifikuara të tërheqë para nga një institucion financiar.

I dyshuari është arrestuar nga njësitet policore të stacionit “Qendra”, ndërsa kallxo.com e ka filmuar këtë arrestim.

Arrestimi është përmendur edhe në raportin policor.

Në bazë të raportit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit dhe të dyshuarit tjetër, janë gjetur dhe sekuestruar 4 letërnjoftime të falsifikuara, një kartelë bankare, tri libreza të veturave, dy kontrata kredie, dy telefona mobilë, një pistoletë si dhe disa dokumente tjera të falsifikuara.

Policia ka bërë apel te qytetarët se në rast se janë mashtruar nga i dyshuari B.B,32 vjeç të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat