Zbulohet dokumenti, se kur qeveria Gjermane planifikon ti integroj vendet e Ballkanit në BE

Lajme

Zbulohet dokumenti, se kur qeveria Gjermane planifikon ti integroj vendet e Ballkanit në BE

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 23:26
Gjermani

Partitë politike në Gjermani CDU, FDP dhe partia e Gjelbër kanë hartuar një propozim prej 61 faqesh, me vetëm dy linja që i referohen qëndrimit të integrimit ndaj Ballkanit Perëndimor.Gazetari Deutche Welle Matic ka publikuar një pjesë të dokumentit me propozime mbi bazën e të cilave duhet të formohet një koalicion parlamentar në Gjermani.

Sipas Matic, theksohet se perspektiva e Ballkani do të jetë në Bashkimin Evropian, por gjithashtu thuhet se aftësia e pranimit dhe qasjes së integrimit të vendeve që ende nuk janë integruar, është më e rëndësishme se koha kur do të integrohen ato.

“Ne konfirmojmë perspektivat e pranimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo nënkupton aftësinë për të pranuar dhe mundësisë që kjo të ndodhë sa më shpejt”, thuhet në propozimin e partive që do të udhëheqin koalicionin qeverisë të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat