Pacientit i hiqet tumori 18 centimetra, operacioni zgjati mbi 6 orë

Lajme

Pacientit i hiqet tumori 18 centimetra, operacioni zgjati mbi 6 orë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 11:03
Ilustrim

Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH, i lindur më 1954, t’i hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.

Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit, duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme  të mëlçisë. 

Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut, siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm  dhe mëlçinë.

Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile. 

Në përvojën e ekipit  mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.

Ekipi operator përbëhej nga Rexhep Kasumaj, Isa Haxhiu,  Bashkim Gllareva, Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheq  Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve,  Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat