Marigona Geci e bija e Gani Gecit me shpërblim ndërkombëtar

Lajme

Marigona Geci e bija e Gani Gecit me shpërblim ndërkombëtar

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:37
Marigona Geci, e bija e ish deputetit Gani Geci

Në konferencën e parë shkencore Ndërkombëtare me temën ‘Shoqëria e bazuar në dije si Strategji për Zhvillim më të shpejtë ekonomik’ të mbajtur për herë të parë në Kosovë mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Evropian punimi i Marigona GECI-t me titull" Adoptimi, përhapja dhe përdorimi i shërbimeve elektronike të ofruara nga qeveria në Republikën e Kosovës (e-Qeverisja) " është përzgjedhur punimi më i mirë shkencor i cili do të botohet në dy revista shkencore në universitetin e Francës " University Sophia Antipolis Nice" dhe në universitetin e Linzit " Johannes Kepler University".

Fituese e punimit më të mirë është Marigona Geci, e bija e ish deputetit Gani Geci, i cili përmes një postimi në faqen e tij në "Facebook", e uron të bijën me këto fjalë:

"Vajza ime Marigona Geci, urime për përzgjedhjen e punimit tuaj si punimi më i mirë në Konferencën e parë shkencore Ndërkombëtare të organizuar në Universitetin e Prishtinës. Urime! Urime! Urime! Krenohem me ty".

Marigona është dëshmuar disa herë si intelektuale premtuese, e një indikacion i fortë se ajo në të ardhmen mund të jetë në një pozicion të lartë, është edhe puna e saj shkencore e shpërblyer në nivel ndërkombëtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat