Ja ku do të votojnë nesër kandidatët e LDK-së për kryetar komunash

Lajme

Ja ku do të votojnë nesër kandidatët e LDK-së për kryetar komunash

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 23:39
Arban Abrashi

Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër, më 19 nëntor 2017, do të mbajë konferenca për medie në afërsi të Selisë së LDK-së, te Kompleksi "Qafa", përkatësisht, ngjitur me Galerinë e Qytetit.

Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosov?s ju njofton se kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa bashkë me zonjën e tij Qefseren, nesër më 19 n?ntor 2017, voton në SHF "Emin Duraku" në Prishtinë në orën 11:00.

-Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Arban Abrashi voton në orën 13:00, në SHF "Hasan Prishtina" në kryeqytet.

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu dhe zonja e tij Igballja, votojnë në orën 10:30, në SHF "Nuhi Gashi" në fshatin Bradash të Podujevës.

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me zonjën e tij, Mirveten, votojnë në orën 10:00, në SHF "Abaz Ajeti", në Gjilan.

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Haki Rugova dhe zonja e tij, Fitorja, votojnë në orën 10:30, në Gjimnazin "Haxhi Zeka" në Istog.

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj dhe zonja e tij, Fatmirja, votojnë në orën 10:00 në SHF "Jeta e Re" në Suharekë.

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa dhe zonja e tij Fatmirja, votojnë në orën 11:00, në SHF "Arsim Rexhepi" fshatin Sazli të Komunës së Ferizajt.

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës, z. Shaip Surdulli dhe zonja e tij, Hanifja, votojnë në SHF "Asllan Thaçi" në orën 11:00, në fshatin Karaçevë e Poshtme.

-Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe zonja e tij, Igballja, votojnë në SHF “Nazmi Zhegrova”, në orën 09:00, në fshatin Stanoc i Poshtëm.

-Kandidati i LDK-së për kryetar të Obiliqit, z. Mehmet Krasniqi dhe zonja e tij, Xhevahirja, votojnë në SHF “Migjeni”, në orën 12:00, në fshatin Sibofc.

-Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, z. Selim Kryeziu dhe zonja e tij, Luljeta, votojnë në SHF “Shaban Shabani”, në orën 10:00, në fshatin Brezne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat