Deputeti i AAK-së thyen heshtjen zgjedhore, fton qytetarët të votojnë partinë e tij

Lajme

Deputeti i AAK-së thyen heshtjen zgjedhore, fton qytetarët të votojnë partinë e tij

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:30
Postimi i Demaliajt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thyer heshtjen zgjedhore duke publikuar fotografi me mbishkrimin që të votohen kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash.

Demaliaj, në një postim në rrjetin shoqëror “Facebook”, iu ka rekomanduar qytetarëve që të votojnë për kandidatët e partisë së tij.

“Sot po Votohet kështu në 6-të Komuna të Republikës së Kosovës ..!!! 50 AAK..!!”, ka shkruar Demaliaj në Facebook

Ndërkohë, në Kosovë, kjo parti ka gjithsej gjashtë kandidatë për kryetarë komune.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat