PDK: Arrestohet një person me fletëvotim fals të mbushur për AKR-në

Lajme

PDK: Arrestohet një person me fletëvotim fals të mbushur për AKR-në

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 15:48
Ilustrim

Një person është arrestuar me një fletëvotim fals e cila ishte e mbushur për AKR-në, duke dashur të hyj në qendrën e votimit në Zhabar.

Vëzhguesit e PDK-së, e kanë denoncuar rastin në Polici pasi që kanë vërejtur atë person me sjellje të dyshimtë, thuhet në njoftimin për media të PDK-së.

“Sipas vëzhguesve, personi i arrestuar kishte zbritur nga një makinë, ku dyshohej se kishte material të dyshimtë”.

“Ndërsa përkundër denoncimit të këtyre vëzhguesve një polic, e kishte liruar një tjetër person pas legjitimimit, përkundër faktit se edhe ai ishte i dyshimtë për ndërhyrje në procesin e votimit”.

PDK fton organet kompetente që të jenë në krye të detyrës, në mënyrë që të garantohet proces i rregullt zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat