Daçiq: Guinea-Bissau tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës, ja dokumenti

Lajme

Daçiq: Guinea-Bissau tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës, ja dokumenti

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 19:10
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Guinea-Bissau e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kryeministri i Guinea-Bissau më ka informuar sot për këtë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Daçiq po ashtu ka thënë se ky shtet i ka dërguar vendimin edhe Kosovës, dhe të njëjtin vendim e ka pranuar edhe diplomacia serbe.

“Ministria e Jashtme e Republikës së Guinea-Bissau i falënderohet ministrisë së Punëve të Jashtme të Servisë (siç shkruan në letër), dhe, në lidhje me letrën e vet që mban datën 10 janar 2011, dëshiron të njoftojë se Qeveria e Republikës së Guinea-Bissaut, pas shqyrtimit të kujdesshëm, ka vendosur që të tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan në letrën që e kanë publikuar mediat serbe.

Më tej, në këtë letër shkruan se “Ministria e Jashtme e Republikës së Guinea-Bissaut shfrytëzon këtë mundësi për t’ia ripërtërirë ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës garancitë e konsideratës së saj më të lartë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat