Dreshaj: Unë jom “taksiratli” e fitoj Istogun!

Lajme

Dreshaj: Unë jom “taksiratli” e fitoj Istogun!

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 07:54
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Istog, Gani Dreshaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Istog, Gani Dreshaj i cili ishte në balotazh me kandidatin e LDK-së, Haki Rugova, përmes një postimi në facebook ka treguar se çfarë po ndodhë me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Istog.

Ai ka thënë se diaspora asnjëherë nuk a ka zhgënjyer dhe se me votat me postë pret që të fitojë.Ky është postimi i tij i plotë:

Qytetarë të dashur të Istogut. Ka shumë pyetje se çfarë po ndodhë me rezultatin përfundimtar në Istog.

E kam thënë edhe në debate se unë jom “taksiratli” e fitoj.

Këtë edhe jam duke e pritur sepse diaspora asnjëherë nuk më ka zhgënjyer dhe po pres mijëra vota me postë.

Ju ftoj për qetësi e maturi që të prisni rezultatin final.

Mediat e ndryshme kanë informacione të shumta se ne do të jemi të parët, andaj prisni edhe pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat