Mediat britanike shkruajnë për korrupsionin në EULEX, dhe se si puna e këtij misioni shkoi në “djall”

Lajme

Mediat britanike shkruajnë për korrupsionin në EULEX, dhe se si puna e këtij misioni shkoi në “djall”

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:48
EULEX

Mediat britanike në faqet e tyre të para dje dhe sot i kanë kushtuar rëndësi të madhe, skandaleve që po ndodhin brenda misionit më të madhe të Bashkimit Evropian, EULEX-it.

Gazeta ekspress.co.uk, ka paraqitur në tërësi rrëfimin e ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt, dhe gjykime gjykime përfundimtare të pa bazuara si në rastin e grupit të Drenicës.

Dorëheqja e zotit, Malcolm Simmons, dhe denoncimi i tij për korrupsion brenda EULEX-it, ka bërë një jehonë të madhe në qarqet politike dhe mediale të BE-së.

Britanezi Malcolm Simmons, e ka lënë punën e tij në misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë pasi ka akuzuar anëtarë të tjerë të lartë të EULEX për korrupsion dhe keqpërdorimit

Malcolm Simmons, i cili ka qenë gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, për gazetën britanike tha se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it, gjatë javëve të fundit dhe pretendoi se organizata, e njohur si EULEX, ishte subjekt i ndërhyrjes politike.

Simmons gjithashtu ka akuzuar një gjykatës tjetër për sulmin e llogarisë së tij të postës elektronike dhe për ndarjen e emaileve të tij me gjyqtarë të tjerë.

Ai gjithashtu ka akuzuar një gjykatës të misionit për marrëdhënie intime me një juriste të Kosovës, i cili pretendohej se kishte marrë një favorizim në një detyrë gjyqësore. Simmons akuzoi Ministrinë e Jashtme Britanike dhe Bashkimin Evropian se nuk veproi në lidhje me paralajmërimet e tij për korrupsionin.

“E gjithë kjo shkon kundër procedurës normale, i kam kërkuar zyrës së jashtme të Britanisë së Madhe dhe BE-së që ta përcjellë atë në polici, por të cilët kanë refuzuan të më mbështesin”.

Misioni, i cili punëson rreth 800 vetë, është i ngarkuar me përmirësimin e sistemit gjyqësore dhe ligjore të Kosovës, duke i furnizuar gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë për raste të rëndësishme dhe mentorimin e zyrtarëve lokalë.

Por Z. Simmons tha në realitet se qëllimi i misionit ishte politik. Ai në një intervitë tjetër për gazetën franceze Le Monde kishte thënë se “EULEX nuk është një mision që synon të promovojë sundimin e ligjit. Është një mision politik. Çdokush që mendon ndryshe është naiv apo budalla “, duke thënë se ai kishte dalë nën presion për të dënuar një politikan kosovar sepse misioni nuk donte që ai të qëndronte në zgjedhjet e ardhshme.

Ai shtoi: “EULEX-i donte të ulte një pjesë të klasës politike kosovare”.

Simons gjithashtu tha se i kishte shkruar shefit të politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dy herë për t’u ankuar për korrupsionin në mision, por nuk mori përgjigje.

“Për mua, kjo tregon qartë se si Bashkimi Evropian nuk merret me korrupsionin … ata duan ta shtypin këtë çështje. Ata nuk bëjnë asgjë. Unë nuk dua të bëhem më pjesë e kësaj farse”, tha ai.

Në Bruksel zëdhënësja e politikës së jashtme të BE, Maja Kocijan?i? tha se BE si dhe EULEX veprojnë një politikë zero tolerance ndaj pretendimeve për sjellje të papërshtatshme dhe të gjithë anëtarët e misionit janë përgjegjës për veprimet e tyre.

Pa komentuar hetimet në vazhdim, Kocijancic tha se të gjitha akuzat … janë hetuar dhe, sipas rastit, janë referuar në një bord disiplinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat