Gratë e Srebrenicës me parulla presin vendimin ndaj Mlladiqit

Lajme

Gratë e Srebrenicës me parulla presin vendimin ndaj Mlladiqit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:00
Pamje nga protesta

Në qytetin holandez në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë, është duke u mbajtur seanca për të akuzuarin për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ish-komandantin e ushtrisë së Serbisë Ratko Mlladiq.

Ndërsa para gjykatës janë duke protestuar shoqata “Gratë – viktimat e luftës” në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruan gazeta gjermane deutschlandfunk.

Ato kanë dalë në qytetin e Hagës me parulla kundër Ratko Mlladiq. Ato janë duke bërë thirrje për dënimin e tij.

Kryetari i kolegjit ka lexuar akuzat kundër ish gjeneralit 74-vjeçar. Mlladiç është përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje 1992-1995.

Ai është veçanërisht i ngarkuar edhe me akuzat për masakrën e Srebrenicës.

Në ish-zonën e mbrojtjes të OKB-së, njësitë serbe ishin vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Përveç kësaj, Mlladiç duhet të përgjigjet për rrethimin  44-mujor të Sarajevës, në të cilin, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, 10,000 njerëz u vranë.

Prokuroria kërkon një dënim të përjetshëm, ndërsa  mbrojtja kërkon lirimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat