Haradinaj për dënimin e Mlladiqit: Ky vendim vendos të drejtën e viktimave

Lajme

Haradinaj për dënimin e Mlladiqit: Ky vendim vendos të drejtën e viktimave

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj komentoi vendimin e Tribunalit të Hagës i cili dënoi me burgim të përjetshëm ish komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Haradinaj tha se një vendim i tillë në një mënyrë apo në një tjetër vendos të drejtën e viktimave.

Haradinaj: Edhe në Ballkan është e nevojshme të vendoset

 “Drejtësia është e nevojshme në botë, pa marr parasysh ku. Edhe në Ballkan drejtësia është shumë e nevojshme me u vendosë. Këto janë vendime të Gjykatave në bazë të të gjeturave, por jam thellë i bindur se një vendim i tillë në një mënyrë apo në një tjetër e vendos të drejtën e viktimave”, tha kryeministri Haradinaj sot në Mitrovicë.

 Haradinaj për disa vjet ka qenë edhe vet si i akuzuar nga Tirbunali i Hagës por në vitin 2012 është shpallur përfundimisht i pafajshëm nga të gjitha akuzat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat