I mbijetoi krimeve të Mlladiq, Fikret Alic habiti dje në gjykatë

Lajme

I mbijetoi krimeve të Mlladiq, Fikret Alic habiti dje në gjykatë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 07:06
Fikret Alic mban një kopje të 17 gushtit 1992, mbulimin e TIME - në të cilën ai u shfaq - jashtë gjyqit të ish komandantit ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç në Hagë më 22 nëntor 2017./ REX; Michael Kooren-Reuters

Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiq, për krime kundër civilëve në Bosnje.
Mlladiq gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.P

or sot një nga të mbijetuarit e kampit të përqendrimit, ishte i pranishëm në Gjykatë duke simbolizuar kështu tmerret e luftës në Bosnjë.

Fikret Alic, i cili gjatë luftës bëri xhiron e botës me një foto të tij ku shfaqej i dobët mbrapa një tele me gjemba në 1992, udhëtoi për në Hagë për të parë gjykimin e kryekomandantit brutal Ratko Mlladiq i dënuar për krime lufte.

Aliçi në ato kohë u bë “ndoshta figura më e njohur në botë”.Ish gjenerali serb i Bosnjës, Mlladiq, 74 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve muslimanë në Srebrenicë, në Bosnje dhe Herzegovinë moderne.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat