Austri: Aksident frontal mes autobusit nga Maqedonia dhe veturës, një i vdekur

Lajme

Austri: Aksident frontal mes autobusit nga Maqedonia dhe veturës, një i vdekur

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 nëntor 2017 Në ora: 11:31
Foto nga aksidenti

Rreth orës 21:50 në magjistralen B 138 ka ndodhur një aksident tragjik mes autobusit nga Maqedonia me 28 pasagjerë dhe një veture, e cila për arsye të paqarta udhëtonte në krahun e kundërt, shkruan “nachrichten.at”. Shoferi i veturës, 27 vjeçari nga Pfarrkirchen, u plagos rëndë, ndërsa bashkëudhëtari i tij 25 vjeç nga Gaflenz vdiq si pasojë e plagëve të rënda. Një person tjetër që ndodhej në veturë mbeti fatmirësisht i paplagosur, përcjell botasot.info.

Në anën tjetër të plagosur lehtë mbetën shoferi i autobusit dhe ndihmësshoferi, të cilët janë dërguar në spitalin e Kirchdorf. Të gjithë pasagjerët e autobusit mbetën të palënduar.

Pas aksidentit magjistralja e bllokua për disa orë, ndërsa udhëtarët vijuan udhëtimin e tyre ditën e sotme (e enjte)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat