Doganierët denoncojnë një person për tentim dhënie ryshfeti

Lajme

Doganierët denoncojnë një person për tentim dhënie ryshfeti

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:07
Dogana e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar një person për tentim dhënie të ryshfetit.

Rasti ka ndodhur sot në pikë-kalimin Dheu i Bardhë. Oficerët e doganës në një veturë me tabela të huaja kanë gjetur 70 copë fidanë për mbjellje, pronari i të cilave nuk ka dashur të bëjë zhdoganimin dhe me këtë rast u ka ofruar 50 euro ryshfet zyrtarëve doganorë.

Oficerët doganorë kanë lajmëruar policinë, e cila ka bërë ndalimin e personit nën dyshimin për tentim dhënie të ryshfetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat