Kapet një furgon gjatë tentim kontrabandimit

Lajme

Kapet një furgon gjatë tentim kontrabandimit

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:00
Kamioni

Oficerët doganor kanë ndaluar në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë një furgon ku edhe janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave pa mbulese të dokumentacionit.

Pas dyshimeve se ky automjet mund të kishte mallra të kontrabanduara  oficerët doganor kanë ndaluar këtë automjet ku dhe janë gjetur mallra të kontrabanduara si në vijim: Filtër tuba për cigare - 170 koli X 50 pako X 200 copë, gjithsejt 1,700,000 copë filtër tuba për cigare.

Malli dhe automjeti janë sekuestruar deri në përfundim të procedurës, gjithashtu rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat