Haradinaj bën homazhe për Ditën e Flamurit

Lajme

Haradinaj bën homazhe për Ditën e Flamurit

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 16:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë nesër homazhe, në shënim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Ai me këtë rast do të bëjë homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, te varri i ish-presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në Velani, te varrezat e familjes Jashari, në Prekaz.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj  do të vizitojë familjen Jashari.

Kreu i ekzekutivit vendor gjatë ditës do të bëjë homazhe edhe në Sheshin “Shkelzen Haradinaj” në  Pejë, Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, te shtatorja e Edmond Hoxhës në Junik, homazhe në nderim të Betejës së Koshare në Koshare dhe te varrezat e dëshmorëve në Gjakovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat