Arrestohet i kërkuari për vrasjen në Prishtinë

Lajme

Arrestohet i kërkuari për vrasjen në Prishtinë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:04
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka arrestuarin të dyshuarin për vrasjen që ndodhi më 24 nëntor në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Përndryshe, Policia pati njoftuar se më 24 nëntor rreth orës  02:20, një i dyshuari mashkull për motive të panjohura, nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të katër personave të cilët ishin duke ecur rrugës, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë, viktima mashkull ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka vdekur në emergjencë.

Ndërsa lëndime ka pësuar edhe viktima femër, e cila është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Është  kontrolluar një objekt ku dyshohet që ishte fshehur i dyshuari, me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra armë dyshohet që ishte përdorur në rast dhe një veturë të cilën e ka shfrytëzuar i dyshuari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat