Sulmin në Zubin Potok e kreu i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

Lajme

Sulmin në Zubin Potok e kreu i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 08:19
Zubin Potok

Zubin Potoku është duke u kontrolluar dhe udhëhequr nga një grup famëkeq i cili quhet ‘OZNA Security DOO’.

Ky grup udhëhiqet nga Slobodan Sovrlic i njohur me pseudonimin “Bobo”, dhe Sinisa Jaksic i njohur me pseudonimin “Sico”, raportojne mediat vendore.

Ky person ka mjaft probleme me ligjin. Ishte arrestuar me datë 12 mars 2014 në Zubin Potok për shkak të fyerjes dhe sulmit ndaj zyrtarëve Policor të PK. Pas kësaj, Stacioni Policor në Zubin Potok është sulmuar nga një grup qytetarësh serbë të maskuar dhe e kanë liruar me forcë këtë person.

Por, i njëjtë 2 muaj më pas u arrestua nga EULEX si i dyshuar për rastin e vrasjes së Enver Zymberi, si dhe për rastin e arratisjes nga Stacioni Policor në Zubin Potok, mirëpo pas disa javësh të kaluara në paraburgim, është liruar.

Metro merr vesh nga burime brenda Policisë në veri se ka qenë grupi i këtij personi i përfshirë në sulmin e sotëm. Madje me udhëheqjen e tij u krye mbrëmë aksioni që cak kishte dy shtëpi të dy serbëve që u bën pjesë e FSK’së.

Siç thonë burime të Metro, qëllimi kishte qenë frikësimi i pjesëtarëve të FSK’së dhe familjarëve. Por, burimet thonë se ani pse sulmi u regjistrua si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, më shumë ka të bëjë me sulm ekstremist, pasi siç sqarohet, sulmi ka qenë i organizuar mirë dhe me qëllime të qarta.

‘Sulmi ekstremist në shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK në Zubin Potok, është planifikuar mirë nga ky grup, dhe realizuar shumë mirë, dhe qëllimi ka qenë vetëm frikësimi i dy pjesëtarëve të FSK dhe familjarëve të tyre dhe jo ndonjë lëndim i tyre apo familjarëve të tyre, por gjithsesi mbetet sulm ektremist për shkak se është planifikuar mirë dhe realizuar me përpikëri’, thonë nga Policia për Metron, por duke dashur të qëndrojnë në konfidencë.

Rasti u cilësua si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sipas të njëjtave burime, pasi Policia në atë pjesë dirigjohet nga grupet kriminale dhe cilësimi i tillë i rastit nuk i ngarkon shumë kryesit, shkruan gazetametro.net.

Ndërkaq, siç mëson Metro, ky grup ka kryer edhe sulmet në pompën e derivateve të naftës “Beo Petrol” në Zubin Potok , pronar i së cilës është Miljan Bozovic. Po ashtu, i njëjti grup dyshohet se kanë kryer sulmet esktremiste në repetitorët e telefonisë mobile “IPKO” në rajonin e Zubin Potokut, si dhe në disa raste kanë gjuajtur me armë zjarri veturat në lëvizje të EULEX, të cilat kanë qarkulluar në drejtim të pikës kufitare në Gazivodë.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Milovan Bozovic, Aleksandar Djordjevic i njohur me pseudonimin “Uco”, Uros Bozovic, Dejan Radivojevic i njohur me pseudonimin “Muga”, Nemanja Galjak i njohur me pseudonimin ”Nemac”.

Ndryshe, sot në orën 2:00 të mëngjesit u hodhën dy bomba në dy shtëpi të pjesëtarëve serbë të FSK’së të cilët ditë më parë u bashkuan në Forcën e Kosovës. Rastin e sulmit ndaj shtëpive të pjesëtarëve e ka dënuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat