Thaçi: Të bashkuar si sot, të punojmë që 2018-ën ta shndërrojmë në vit evropian për shqiptarët

Lajme

Thaçi: Të bashkuar si sot, të punojmë që 2018-ën ta shndërrojmë në vit evropian për shqiptarët

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 21:56
Pamje nga vizita në Vlorë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe tre përvjetorë të rëndësishëm të historisë shqiptare të jetësuar si frymëzim i njëri-tjetrit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se të bashkuar si sot, shqiptarët duhet të punojnë.

“Viti mbarëkombëtar i heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, tre përvjetorë të rëndësishëm të historisë shqiptare të jetësuar si frymëzim i njëri-tjetrit. Të bashkuar si sot, të punojmë që vitin 2018 ta shndërrojmë në vit evropian për shqiptarët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

I pari i shtetit të Kosovës sot ka qëndruar në Vlorë bashkë me ministrat e qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat