Avokati tregon njërën prej mënyrave se si Praljak e futi helmin në Tribunal

Lajme

Avokati tregon njërën prej mënyrave se si Praljak e futi helmin në Tribunal

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 12:03
Sllobodan Praljak

Avokati i njohur serb, Toma Fila në një deklaratë për “The Associated Press” ka treguar një mënyrë të mundshme se si gjenerali Sllobodan Praljak ka arritur të marrë helmin në Tribunalin e Hagës.

Fila, i cili ka mbrojtur të dyshuarit për krime lufte në Hagë ka thënë se helmi me lehtësi ka mundur të sillet në sallën e Tribunalit përmes avokatëve. Sipas tij, kontrollet e sigurisë për avokatët dhe stafin e gjykatës “është i njëjtë me atë të aeroportit”.

Zyrtarët e sigurimit mund të detektojnë objekte metalike dhe zakonisht konfiskojnë telefonat, por sipas avokatit serb, “pilulat dhe sasitë e vogla të lëngut” nuk mund të regjistrohen nga skanerët e sigurimit.

Gjykata e Hagës ka filluar hetimet se si i ka rënë në dorë helmi Praljakut, 72-vjeçar, i cili e piu atë derisa po i rikonfirmohej dënimi me burgim prej 20 vjetësh.

Gjatë seancës ai bërtiti: “nuk jam kriminel lufte” derisa piu helmin nga një shishe e vogël. “Sapo piva helm” shtoi ai. “Nuk jam kriminel lufte. Kundërshtoj dënimin”.

Praljak vdiq në një spital në Hagë përkundër përpjekjeve për t’ia shpëtuar jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat