Çfarë po paralajmëron Vuçiq për muajt e ardhshëm? Përmend edhe Kosovën

Lajme

Çfarë po paralajmëron Vuçiq për muajt e ardhshëm? Përmend edhe Kosovën

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 12:19
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se një sërë takimesh të cilat do t’i zhvillojë në javën e ardhshme, do të hapin shumë mundësi për vendet e rajonit.

“Ne kemi shumë sfida, por edhe shumë mundësi. Unë do të doja që në frymën e miqësisë të diskutohet edhe për prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e vendeve të rajonit”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb theksoi se këto takime janë të rëndësishme për sigurinë ushtarake, politike dhe energjetike.

Sipas raportimit të mediave serbe, muajt e ardhshëm janë vendimtare për marrëdhëniet në rajon. Gazeta thekson se Vuçiq në dhjetor do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor, presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe do të marrë pjesë në disa raunde bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat