Serbia paralajmëron ankesë ndaj Interpolit për shkak të Haradinajt

Lajme

Serbia paralajmëron ankesë ndaj Interpolit për shkak të Haradinajt

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 16:53
Interol

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të Interpolit që fletarrestet e lëshuara nga Serbia kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe 17 personave të tjerë të mos jenë më në fuqi.

Në komunikatë thuhet, se MPB e Serbisë do të ndërmarrë iniciativë që Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria për krime lufte bashkërisht të bëjnë ankesën ndaj vendimit të Interpolit.

Ministria e Drejtësisë së Serbisë nuk ka marrë njoftimin nga Interpoli për heqjen e fletarrestit ndaj Haradinajt, thanë zyrtarë të kësaj ministrie për agjencinë e lajmeve serbe Beta.

Haradinaj deklaroi sot se zyrtarisht nuk është i informuar për vendimin për heqjen e fletarrestit ndaj tij dhe 17 personave të tjerë nga Kosova.  Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, tha dje se Interpoli ka hequr fletarrestet ndaj Haradinajt dhe 17 personave të tjerë, të cilat Serbia i kishte dërguar në Interpol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat