Hapet fushata elektorale për zgjedhjet lokale në Preshevë

Lajme

Hapet fushata elektorale për zgjedhjet lokale në Preshevë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 22:29
Foto nga Preshava Jone

Kryetari i Preshevës dhe i Alternativës, Shqipërim Arifi, garon në zgjedhje dhe shpreson ti marrë 21 këshilltarë, në mënyrë që të bëjë Kuvendin Komunal pa nevojën e partive tjera, që kësaj radhe janë bashkuar nga frika e tij, anipse në zgjedhjet e vitit të kaluar ishin armiqtë më të mëdhenj.

Kryetari i Përkohshëm i Preshevës, Shqipërim Arifi, njëherësh kryetarë i Alternativës për Ndryshim, hapi sot fushatën elektorale në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.

Këto zgjedhje në Preshevë janë të zakonshme për shkak se partitë politike nuk arritën ta konstituojn Kuvendin Komunal, çka bëri që të tejkalohen të gjitha afatet dhe provokoi ndërhyrjen e qeverisë së Serbisë.

Mosmarrëveshjet filluan pasi partia që u radhit e dyta, Alternativa për Ndryshim, në krye me Shqipërim Arifin bën koalicion me partinë e tretë, PVD, duke ndarë pushtetin së bashku.

Dy partitë nxorën jashtë loje kryetarin e PDSH, Ragmi Mustafa, i cili qeverisi për gati 2 mandate.

Qytetarët me këtë rast vlerësuan ndryshimin duke shpresuar për në qeverisje që do të sillte zhvillim dhe prosperitet, pas shumë vitesh ngecje.

Gjithsesi, koalicioni mes këtyre dy partive zgjati vetëm 8 muaj, pasi kryetari historik i PVD’së, që nga themelimi i saj në vitet ‘90, Riza Halimi, shfrytëzoi rastin duke bashkëpunuar individualisht me një grup të pakënaqur këshilltarësh komunalë dhe detyroi Arifajn të jepte dorëheqje.

Edhe pse ishte vetëm partia e tretë, mori postin e Kryetarit dhe gjitha pozitat e tjera në qytet.

Por nuk konstituoi dot Kuvendin duke provokuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Qytetarët e Preshevës sot përballen vetëm me dy Alternativa.

Kjo e Shqipërim Arifit dhe dy partive tjera, PVD dhe PDSH, të cilat nga armiq të përbetuar, tani janë kthyer në bashkëpunëtorë, për të penguar të tretët të qeverisin me Preshevën. Dy partitë kanë hapur fushatën elektorale ditë më parë. Zgjedhjet do të mbahen me 23 dhjetor.

Komuna e Preshevës këtë vit ka pasur një buxhet gati prej 10 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat