Pamje të rralla: Ushtari serb i vrarë në betejën e Koshares më 1999 (+18)

Lajme

Pamje të rralla: Ushtari serb i vrarë në betejën e Koshares më 1999 (+18)

Nga: Bota Sot Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:10
Ushtari serb i vrarë në Betejën e Koshares, prill 1999; Foto: Bota sot

Beteja e Koshares njihet si një ndër betejat më të mëdha e më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pikërisht më 9 prill të vitit 1999, ushtarë të UÇK-së, pas një beteje të ashpër për çdo metër katror, arritën që me guxim e vendosmëri, të krijojnë avantazhe dhe të dëbojnë ushtrinë jugosllave nga kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Image
Pjesëtarë të UÇK-së në Betejën e Koshares me gazetarin e gazetës Bota sot, Muhamet Çeta (i katërti nga e majta), foto: Bota sot

E në fillet e luftës, komandanti i Brigadës 138, Agim Ramadani, pas një vizite në zyrën e gazetës kombëtare “Bota sot” në Zvicër, kishte kërkuar nga botuesi Xhevdet Mazrekaj, që të dërgonte gazetarët në terren për të raportuar për të bëmat heroike të UÇK-së.

Image
Ushtari serb i vrarë në Betejën e Koshares, prill 1999; Foto: Bota sot

“Xhevdet, dërgomi gazetarët, unë të garantojë për jetën e tyre se humbi morali i shqiptarëve”, i kishte thënë Ramadani, Mazrekajt, duke nënkuptuar se duhej raportuar edhe për dëmet që pala shqiptare ia shkaktonte palës pushtuese serbe.

Image
Ushtari serb i vrarë në Betejën e Koshares, prill 1999; Foto: Bota sot

Pikërisht nga Kosharja, atje ku edhe u shemb muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, gazetarët e “Bota sot” Naim Kelmendi dhe Muhamet Çeta, kishin arritur që të sjellin pamje edhe nga vrasja e ushtarëve serbë, pas betejës së përgjakshme.

Image
Gazetari i gazetës "Bota sot", Naim Kelmendi në Koshare me ushtarë të UÇK-së. Foto: Bota sot
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat