Ministri i Shëndetësisë del për vrap në Gërmi me Arineta Mulën

Lajme

Ministri i Shëndetësisë del për vrap në Gërmi me Arineta Mulën

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:41
Uran Ismaili dhe Arineta Mula

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, publikoi disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihet duke vrapuar në parkun e Gërmisë me Arineta Mulën, vajzën që ka ngjitur majat më të larta në botë.

Përveç fotografive, Ismaili tha se Kosova ka natyrë të bukur për aktivitete andaj organizatat si #KosovoTrailRunningAssociation organizojnë dhe inkurajojnë të gjithë, pa dallim moshe, që të ngjiten shtigjeve të bukura të vendit.Postimi i plotë i Ismailit:
“Sot e sfidova veten të vrapoj  me Arinetën, e cila ka ngjitur majat më të larta në botë, si: Mount Everest, Ama Dablam, Matterhorn, Eiger, Mount Blanc, Kilimanjaro etj. Ne vrapimin e bëmë në Parkun e Gërmisë . 

Kosova jonë ka natyrë të bukur për aktivitete, andaj organizatat si #KosovoTrailRunningAssociation organizojnë dhe inkurajojnë të gjithë, pa dallim moshe, që të ngjiten shtigjeve të bukura të vendit tonë. Vrapimi  është më i lirë se terapia ! #jetoshëndetshëm #ediel #inspirim”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat