Nesër hapet ‘Java Kundër Korrupsionit’

Lajme

Nesër hapet ‘Java Kundër Korrupsionit’

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 22:00
Ilustrim

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizojnë tryezën e rrumbullakët ku do të diskutohet lidhur me monopolin në homologimin e veturave dhe faljen e borxheve publike.

Në fund të vitit 2008, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (tash Ministria e Infrastrukturës) ka nënshkruar një kontratë ekskluzive me kompaninë “Eurolab” për homologimin e veturave që regjistrohen për herë të parë në Kosovë, duke i dhënë një autorizim për veprimtari ekskluzive dhjetëvjeçare për periudhën 2009-2019. Për dhënien  e kësaj kontrate, Ministria nuk ka shpallur procedura të tenderimit duke i dhënë qasje ekskluzive vetëm një kompanie. Në këtë tryezë gjithashtu do të diskutohet për efektet e vendimit të Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, bëhet e ditur në njoftimin për media nga Instituti GAP.

Aktivitetet e “Javës Kundër Korrupsinit do të mbahen prej 4 deri  më 11 dhjetor, ku në hapjen e  kësaj jave do të mbajnë fjalime edhe ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësues të organizave të lartpërmendura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat