Shqiprim Arifi hap fushatën në Preshevë, salla nuk i zë mbështetësit e tij

Lajme

Shqiprim Arifi hap fushatën në Preshevë, salla nuk i zë mbështetësit e tij

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:42
Pamje nga tubimi

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi e ka hapur fushatën zgjedhore për kryetar të Preshevës.

Zgjedhjet në këtë komunë shqiptare do të mbahen më 24 dhjetor dhe Arifi pretendon ta udhëheqë edhe për një mandat.

Salla ku u mbajt mitingu i madh ishte e vogël të zinte të gjithë ata që erdhen t’i japin mbështetje Arifit dhe listës së tij zgjedhore. Arifi nuk ka bërë asnjë koalicion parazgjedhor, duke thënë se koalicionin e vetëm e ka me qytetarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat