Miftari: A duhet të shkojë Hashim Thaçi në burg si tradhtarë për marrëveshjen e demarkacionit

Lajme

Miftari: A duhet të shkojë Hashim Thaçi në burg si tradhtarë për marrëveshjen e demarkacionit

Nga: B.S Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:50
Naim Miftari

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari nëpërmjet një komenti në Facebook ka shkruar se dikush nga nënshkruesit e marrëveshjes së demarkacionit duhet të shkoj në burg si trathtarë i vendit.

Në mesin e atyre që duhet shkuar në burg si trathtar, është edhe emri i presidentit, të vendit, Hashim Thaçi.

“Marrëveshja e Thaçit, Mehës dhe Hysenit nuk dot votohet dhe do të anulohet me vota në parlament, pyetja është se kush duhet me dhanë dorheqje dhe me shku në burg si tradhtar i vendit”, ka shkruar Miftari.

Poshtë komentit, Miftari ka publikuar edhe një hartë në gjuhën frënge të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Image
Harta franceze e vitit 1921 për kufirin në mes së Kosovës dhe Malit të Zi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat