Rrëfimi i pilotit amerikan për rrëzimin e vet dhe të avionit në Serbi

Lajme

Rrëfimi i pilotit amerikan për rrëzimin e vet dhe të avionit në Serbi

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 21:02
Piloti i avionit të padukshëm F-117, Dale Zelko

Piloti i avionit të padukshëm F-117, Dale Zelko, fluturakja e të cilit u rrëzua gjatë aksionit të tij kundër Serbisë në bombardimet e NATO-s për të mbrojtur Kosovën në vitin 1999, ka folur si e kishte përjetuar rënien në tokë pas goditjes së avionit nga raketa.

Ka rrëfyer se si është tërhequr në aksionin më të madh të shpëtimit që nga lufta e Vietnamit në serialin National geografic.

Ai më 27 mars kishte fluturuar nga baza Aviano në Itali, për të shkruar së pari në veri të Serbisë, pastaj zbriti ngadalë në jug drejt Beogardi ku lëshoi dy bomba, siç thotë “blic” i Beogradit, të rënda nga 900 kilogramë.

Derisa fluturonte drejt Beogradit, kishte parandjenjë të keqe, ndërsa e ndiqte shtrëngata.

Ai tha se ndjeu disa telashe dhe se ishte i tmerruar.

"I padukshmi nuk mund të komunikojë me bazën dhe e dija se të mijtë nuk do të dinin gjë po të më ndodhte ndonjë gjë", ka rrëfyer ai në serialin "Askënd nuk e lëmë".

Pasi e goditi shënjestrën, ai planifikoi të kthehej në bazë, por në atë moment filloi veprimin mbrojtja kundërajrore serbe. U shkrepen dy raketa nga të cilat, siç i përcjell fjalët e tij portal serb, vetëm e para do të mund ta godiste. Pasi iu iku dy raketave, një tjetër e goditi në krah dhe avioni filloi të binte. Ndërsa Zelko nuk mundi të katapultohej për shkak të rënies së shpejtë.

Tregon se si çdo gjë i kaloi nëpër kokë- jeta e vet, familja, pamja e pikëllimit para arkivolit tët tij, aeroplani që po binte.

"Dhe përnjëherë u gjenda në karrigen që binte. Më duhej ta hiqja qafet. Ia dola disi dhe fillova të bie me parashutë. Atëherë mendova se si ushtarët serbë do të më prisnin poshtë, sepse sapo ua kisha bombarduar kryeqytetin e tyre", ka thënë ky pilot.

Zelko thotë se ra në tokë ndërmjet dy fshatrave, 30 kilometra larg Beogradit. Zbriti në arë dhe u fsheh në kanalin për ujitje. Nisi t’i përdorë pajisjet dhe ta kërkojë sinjalin GPS.

u lehtësua kur vuri lidhje me bazën.

"Me orë të tëra kam qenë në kanal. Larg dëgjoheshin automjete, helikopteri, rrëfen Zelko.

Kur erdhi helikopteri nga Tuzlla, pati problem – pajisja për sinjalin infra të kuq ishte prishur e në radio dëgjohej “paraqitu, nuk po të shohim ".

"Kërceva nga kanali dhe e shkrepa raketën sinjalizuese. Prita kush do të më zinte i pari. Vrapuan dy ushtarë. S’e dija kush ishte derisa nuk folën anglisht. Të nesërmen e thirra bijën time dhe ia urova 10 – vjetorin e lindjes. Vetëm atëherë e kuptova se kisha shpëtua”, ka treguar Zelko.

Dale Zelko shkoi në Serbi në vitin 2012. Atëbotë ai ishte mysafir në Zoltan Danit, oficeri që në vitin 1999 e kishte rrëzuar avionin e tij baskë me njësinë e vet.

Takimi u bë në prag të premierës së pjesës së dytë të filmit për rrëzimin e avioni F-117 dhe miqësimit të dy oficerëve që ishin në anë të kundërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat