Tenton ta vrasë nënën pas argumentit rreth rrobave - Bota Sot
Tenton ta vrasë nënën pas argumentit rreth rrobave

Lajme

E enjte, 14 dhjetor 2017

Tenton ta vrasë nënën pas argumentit rreth rrobave

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 23:07
Timothy Colton

Një amerikan po akuzohet për zjarrvënie dhe vrasje në tentativë, pasi i vuri flakën shtëpisë në Las Vegas derisa nëna e tij ishte brenda saj.

Sipas raportit të policisë, mosmarrëveshja me të ëmën ndodhi rreth larjes së rrobave.

28-vjeçari Timothy Colton, ishte duke i goditur dhe mallkuar policët kur ata po e arrestonin. Ndërsa derisa ishte në paraburgim ai po e shkelmonte derën e ulëseve të pasme dhe po e godiste kokën në pjesën plastike.

Nëna e tij 60-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara, u shpëtua nga zjarrfikësit.

Policia raporton se Colton është njeri agresiv dhe kërcënoi nënën e tij me vrasje dhe se do ta digjte shtëpinë.

Ai i vuri flakë derës së përparme të shtëpisë dhe u largua duke ikur. Ndërsa më pas është gjetur duke u fshehur disa blloqe më larg brenda një parkingu veturash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test