Izetbegoviq ndërhyn kur përmendet Kosova në Beograd, mediat serbe e quajnë skandal

Lajme

Izetbegoviq ndërhyn kur përmendet Kosova në Beograd, mediat serbe e quajnë skandal

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 07:15
Bakir Izetbegoviq

Anëtari boshnjak i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, e ka relativizuar sot qëndrimin që e kanë paraqitur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Çoviq.

Zyrtari kroat nga Bosnja, Çoviq, në konferencën për shtyp në Beogard tha se Sarajeva lidhur me çështjet e brendshme të Serbisë do të harmonizohet me qëndrimet e Beogradit.

Duke folur për këtë harmonizim, Vuçiq tha se lidhur me Kosovën, Bosnja e Hercegovina do të ketë qëndrim të njëjtë sikur dhe Serbia, gjithnjë derisa Serbia të mos marrë një qëndrim tjetër.

Vuçiq, sipas gazetës “politika” të Beogradit, shtoi se ky është qëndrim i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për qëndrimin e anëtarit kroat të këtij trupi.

Izetbegoviq më pas ndërhyri për fjalët që i tha anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Çoviq, lidhur me harmonizimin politik Sarajevë- Beograd:

"Politikën ndërkombëtare do ta udhëheqin këta tre burra (anëtarë të Kryesisë së B e H-së) dhe ajo do të zhvillohet në Sarajevë . Natyrisht se ne do të marrim para sysh qëndrimet e vendeve fqinje, sepse jetojmë me Serbinë, jetojmë me Kroacinë ashtu si jetojmë edhe me BE-në nga kemi marrë detyrime për procesin e integrimit. Por, qëndrimi imi është se politika e jashtme zhvillohet në Bosnjë e Hercegovinë dhe unë e kam lutur Çoviqin që këtë ta paraqesë si qëndrim të vetin dhe jo si qëndrim të Presidencës”.

Vuçiq nuk mbeti indiferent ndaj këtyre fjalëve dhe u përgjigj me dykuptimësinë e tij tashmë të njohur:

"Ja, kështu po iu duket të gjithëve. Unë e kam cituar atë që e kam dëgjuar gjatë bisedave zyrtare, por kështu po duket të jetë edhe rreth Kosovës", ka thënë Vuçiq.

Mediet serbe që kanë raportuar nga kjo ngjarje nuk kanë ngurruar ta quajnë skandal ndërhyrjen e Izetbegoviqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat