Prifti që iku në Kosovë shpallet fajtor për abuzim me fëmijë

Lajme

Prifti që iku në Kosovë shpallet fajtor për abuzim me fëmijë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:08
Andrew Soper

Një ish kryemurg që iku në Kosovë për t’iu shmangur drejtësisë është dënuar për abuzimin e dhjetë djemve në një shkollë të udhëhequr nga katolikët në Londër gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta.

Andrew Soper, 74 vjeçar, dikur i njohur si Atë Laurence Soper, u gjet fajtor në 19 akuza për përdhunim në një gjykim të gjatë në Old Bailey.

Soper abuzoi seksualisht me fëmijë përderisa ai ishte kreu disiplinor  në shkollën St. Benedict në Ealing të Londrës Perëndimore.

Ai i sulmonte ata pasi që i bënte t’i nënshtroheshin dënimeve trupore duke përdorur një bastun.

Viktima e parë e kishte kontaktuar policinë më 2004 pasi Soper e la rolin e tij si kryemurg në Ealing Abbey, dhe u shpërngul në selinë e Benedictine-s në Romë.

Soper më pas ishte marrë në pyetje në stacionin policor të Heathrow më 2010, dhe më pas kishte ikur në Kosovë përderisa ishte në liri me kusht.

Ai ishte arrestuar në aeroportin e Lutonit në gusht të vitit 2016, pasi ishte dëbuar nga autoritetet e Kosovës dhe ishte kthyer në Britaninë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat