Gjuriq Sot në Zveçan në Përvjetorin e ‘Trepçës’

Lajme

Gjuriq Sot në Zveçan në Përvjetorin e ‘Trepçës’

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:06
Marko Gjuriq

Marko Gjuriq sot ka paraparë ta vizitojë Zveçanin për përvjetorin e nisjes së punës së “Trepçës”.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot pritet të vizitojë Zveçanin.

Sipas një njoftimi të zyrës që ai drejton, Gjuriq në mesditë do të marrë pjesë në manifestimin për nder të nisjes së punës së kompleksit metalurgjik “Trepça”.

Në njoftim thuhet se sot bëhen 90 vjet nga nisja e punës së “Trepçës”, ndërsa në ceremoninë që do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës në Zveçan, Gjuriq do të mbajë fjalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat