Djali i Naser Kelmendit dënohet në Beograd me 1 vit burg shtëpiak dhe 70 mijë euro gjobë

Lajme

Djali i Naser Kelmendit dënohet në Beograd me 1 vit burg shtëpiak dhe 70 mijë euro gjobë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:15
Elvis Kelmendi

Elvis Kelmendi (39 vjeç), djali i pejanit Naser Kelmendi, ka arritur marrëveshje me Gjykatën Themelore në Beograd për pranimin e fajësisë. Në bazë të kësaj marrëveshje, Kelmendi është dënuar me një vit burg shtëpiak dhe gjobë prej 70 mijë eurosh.

Ai ka pranuar se e ka kërcënuar një vajzë dhe se ka mbajtur revole pa leje.

Sipas marrëveshjes, Kelmendi ka pranuar se i ka kryer dy vepra penale –  cenimi i sigurisë dhe mbajtja pa leje e armës, ka saktësuar për mediat serbe zëdhënësja e prokurorisë serbe, Aleksandra Gjenadiq.

Për këto vepra penale, ka thënë ajo, është i paraparë dënimi prej 6 muajsh deri në pesë vjet burg.

Kelmendi më herët nuk ka qenë i dënuar, gjë që i ka lehtësuar rrethanat në këtë rast.

Kelmendi fillimisht është akuzuar për vepër penale të dhunës në familje, por vajza, e cila e ka paraqitur në polici, para prokurorit ja thënë se nuk e ka rrahur atë, vetëm e ka kërcënuar.

Kelmendit i është gjetur revolja në banesën e tij në lagjen “Zvezdara” në Beograd.

Elvis Kelmendi është arrestuar më 21 nëntor pasi që e dashura e ka paraqitur atë në polici për dhunë, kurse policia në banesën e tij e ka gjetur edhe një revole pa leje dhe gjashtë plumba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat