Hoxha: Angazhimi ynë për të drejtat e njeriut është permanent

Lajme

Hoxha: Angazhimi ynë për të drejtat e njeriut është permanent

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 21:23
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka theksuar se vlerat e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, janë të inkorporuara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Sipas saj, të drejtat e njeriut janë angazhim permanent i institucioneve të Kosovës.

Shkrimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, e miratuar nga Asambleja e OKB’së, më 10 dhjetor 1948, na obligon të promovojmë Deklaratën universale të të drejtave të njeriut. Me përgjegjësi dhe përkushtim i zbatojmë dhe promovojmë këto vlera të patjetërsueshme në përcaktimin tonë integrues euro-atlantik.

Çështjet e veçanta si dhuna ndaj fëmijëve, grave, grupeve të margjinalizuara apo me nevoja të veçanta, janë me prioritet dhe shqyrtohen në frymën e Deklaratës universale të të drejtave të njeriut. Angazhim ynë është permanent për respektimin e vlerave dhe promovimin e kësaj Deklarate.

Vlerat e Deklaratës janë të inkorporuara në Kushtetutën dhe ligjete e Republikës së Kosovës, andaj, në këtë ditë kujtojmë universalitetin dhe karakterin e pandashëm e të patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive të njeriut, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat