Çifti i plagosur të premten në Skenderaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Lajme

Çifti i plagosur të premten në Skenderaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy qytetarët e plagosur të premten pasdite në fshatin Radishevë të Skenderajt janë në gjendje të rëndë shëndetësore.Që nga e premtja ata gjenden në kujdes intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.D.S. dhe bashkëshortja e tij, F.S mbetën të plagosur rënd pasditen e së premtes, nga i dyshuari Xh.T, i cili paraprakisht kishte lënë për vdekje gruan e tij në shtëpi në Runikë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu ka thënë se gjendja e çiftit bashkëshortor nga Skenderaj, është e rend.“Mund të ju konfirmojmë se dy raste nga ngjarja e ndodhur në Skenderaj, pas ndihmës së parë në kliniken emergjente, janë transferuar në mjekimin intensiv ku po vazhdojnë të mjekohen”, ka thënë Fazliu.

I dyshuari për vrasje fillimisht ka shtënë në gruan e tij në shtëpinë e tij në Runikë dhe më pas ka shkuar në fshatin Radishevë ku ka qëlluar baxhanakun dhe gruan e tij të cilët i ka lënë të plagosur.Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës ditën kur ndodhi ngjarja tragjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat