Vëllai i Komandat Malishevës: Zaev sot takoi Komandatin e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt!

Lajme

Vëllai i Komandat Malishevës: Zaev sot takoi Komandatin e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt!

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:39
Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj

Dardan Krasniqi, vëllai i Andi Krasniqit, apo siç njihet ndryshe si Komandant Malisheva, i cili u dënua për konfliktin e Kumanovës, ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, si të përfshirë në këtë rast.

Ky reagim i Krasniqit, vjen menjëherë pas takimit të zhvilluar të Kryeministrit Haradinaj me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev, në Qeverinë e Kosovës ku diskutaun edhe rreth rastit të grupit “Kumanova”.

“Zaev sot takoi komandantin e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Të dy të apostrofuarit, kanë gjetur vdekjen në inciedentin e Kumanovës.

Për vendimin e drejtësisë, kryeministri maqedon Zaev, konfirmoi mbështetjen ndërkombëtarëve për zbardhjen e këtij rasti.

Gjykata Penale në Maqedoni vendosi dënimin me 746 vjet burg të 33 pjesëtarëve të grupit të Kumanovës. Prej tyre 7 dënime u dhanë me burg të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat