Dasma kthehet në tragjedi, nusja vdes pak orë pas ceremonisë

Lajme

Dasma kthehet në tragjedi, nusja vdes pak orë pas ceremonisë

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 23:53
Jameika McCarthy Harford vdiq pasi u sëmur gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën, në Auckland të Zelandës së Re.

Një dasmë u kthye në tragjedi, pasi nusja gjeti vdekjen pak orë pas ceremonisë, për shkak të një infeksioni të lidhur me meningjitin. Sipas mediave, përcjell javanews.al, 26-vjeçarja Jameika McCarthy Harford vdiq pasi u sëmur gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën, në Auckland të Zelandës së Re.

Në një reagim, familja e 26-vjeçares tha: “Jameika ishte kaq e lumtur që po martohej dhe dasma e saj ishte kaq e bukur, një event i lumtur, i mbushur me dashuri”. Ata e përshkruajtën të renë si njeri të dashur dhe që vinte të tjerët para vetes. Autoritetet në Auckland konfirmuan se po hetojnë për vdekjen e të resë, që dyshohet se është shkaktuar nga meningjiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat