Gjykata merr vendim për të riun që vrau 17 vjeçarin me thikë

Lajme

Gjykata merr vendim për të riun që vrau 17 vjeçarin me thikë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:23
SH.P

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.P, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Të pandehurit L.P i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej datës 11 dhjetor deri më 11 janar të vitit të ardhshëm.

 Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.P është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

I pandehuri L.P dyshohet se më  9 dhjetor në Prishtinë ka privuar nga jeta të miturin SH.P, për shkak të një mosmarrëveshje në mes tyre, andaj për këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë .

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat